Saturday, October 23, 2021

Si të përgadisni Muffinsa në kushte shtëpie

Must read

Janë perfekte për të shoqëruar kafenë e mëngjesit, çajin apo një gotë qumësht. Në shumicën e rasteve preferojmë t’i marrim të gatshme në pastiçeri, por e mira është se nuk duan shumë punë dhe mund t’i përgatisim fare thjeshtë edhe në shtëpi.

Përbërësit që ju duhen:

1 banane e pjekur

2 vezë

2 portokalle të shtrydhura

250 gr miell

Vaj

Gjalpë

Çokollatë

Mënyra e përgatitjes:

Shtypeni bananen mirë me pirun, shtoni 2 vezë dhe lëngun e 2 portokalleve të shtrydhura. Shtoni 100 ml vaj dhe gjalpë të tretur bashkë edhe në fund 250 gr miell me fryrës. Mund t’i shtoni edhe disa copa çokollate, sipas dëshirës. I fusni në furrë të parangrohur në 180 gradë dhe i lini për 20-25 minuta.

- Advertisement -spot_img

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -spot_img

Latest article