Friday, January 21, 2022

Si të Përgadisni Makarona spageti me karkaleca

Must read

Makarona spageti me karkaleca

Nje pjate me arome deti e cila nuk njeh stine!

Perberesit

  • 400gr makarona spageti (mund te perdorni edhe linguine, fettuccine etj)
  • 500gr karkaleca te fresket te qeruar (ose te ngrire)
  • 400gr domate te pjekura mire, te qeruara dhe te prera ne kubik (ose salce domatesh)
  • 1 qepe e vogel, e grire holle
  • 1 thelpi hudher,i shtypur
  • borzilok, te grire imet
  • 1/2 gote vere te bardhe
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper te zi
  • pak djath te grire (sipas deshires)

Vendosim makaronat per tu ziere ne uje mekripe per egzaktesisht kohen e treguar ne konfeksion, nderkohe qe pregatisim salcen.

Kaverdisim ne nje tigan te madh me vaj ulliri thelbin e hudhres te shtypur derisa vaji te aromatizohet dhe me pas e eleminojme. Shtojmeqepen dhe e kaverdisim derisa te rezultoje transparente.  Shtojme karkalecat te cilet i kemi shplare dhe thare mire dhe i leme ne zjarr per max 2 minuta duke i perziere shpeshNese perdorim karkaleca te ngrire, i leme fillimisht te shkrijne plotesisht ne temperature ambjenti dhe i thithim ujin qe leshojne me leter kuzhine, pra kur te vendosen ne tigan duhet te jene plotesisht te thate, perndryshe do te behen si te ziere!
I shuajme me vere te bardhe te cilen e leme te avulloje ne zjarr te larte, shtojmedomatet (ose salcen e domateve) dhe e gatuajme te gjithe perberjen ne zjarr mesatar per rreth 5 minuta (jo me shume, pasi karkalecat forcohen). E heqim tiganin nga zjarri dhe shtojme borzilokun e grire holle duke e perziere mire. E rregullojme salcen me kripe dhe piper dhe shtojme makaronat tashme te ziera dhe te kulluara.

E sherbejme kete pjate te ngrohtesperkatur me pak borzilok te grire ne siperfaqe ose djath te grire.

Kosto per 4 persona: 1150 lek te reja

- Advertisement -spot_img

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -spot_img

Latest article