Friday, January 21, 2022

Qeveria vendos: Nga 22 qershori hapen të gjithë kufijtë tokësorë

Must read

Qeveria e Kosovës ka votuar pro për hapjen e disa pikave të tjera të kufijve tokësorë.

Qeveria e Kosovës ka votuar që më 22 qershor të hapen edhe pikat kufitare në Qafë Prush, Qafë Morinë, Muçibabë e Mutivodë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë prezantimit të tij, ka kërkuar që ky vendim të hyjë në fuqi menjëherë dhe i cili do të fillojë të zbatohet më 22 qershor.

Sipas Zemajt, kjo kërkesë për ndryshim është bërë për shkak të fluksit të qytetarëve.

“Kërkesa e MSH-së konsiston të plotësohet të ndryshohet pika e pestë e qeverisë në të cilën ne paraprakisht kishim përcaktuar pikat kufitare që u hapën më parë dhe është parë e domosdoshme që për shkak të fluksit të madh i qytetarëve që të hapen edhe pikat e tjera, Qafë Prush, Qafë Morinë, Muçibabë e Mutivodë. MSH-ja parasheh që gradualisht të hapen edhe pikate  tjera kufitare.  Ajo çka kisha dashur që ju kisha lutur që të jetë e përcaktuar që ky vendim të hyjë në fuqi më 22 qershor të këtij viti”, deklaroi Zemaj, raporton më tutje lajmi.net.

Zemaj po ashtu kërkoi nga qytetarët që të vazhdojnë të zbatojnë të gjitha rekomandimet e MSH-së dhe IKSHPK-së për mbrojtjen nga përhapja e koronavirusit.

Ai po ashtu theksoi se gjatë ditës së sotme do të publikohet edhe manuale për mbrojtjen nga përhapja e koronavirusit, manual ky i cili sipas Zemajt do të zbatohet në përpikëri nga të gjitha institucionet, qofshin shtetërore apo ato private.

Po ashtu Zemaj kërkoi nga kryeministri Hoti që mbledhjet e ardhshme të Qeverisë së Kosovës të mbahen në një sallë tjetër e cila edhe mundëson që të ketë distancë të mjaftueshme.

Theksojmë se deri më tani kufijtë tokësorë që kanë qenë të hapur janë: Dheu i Bardhë, Vërmicë, Merdare dhe Jarinjë.

- Advertisement -spot_img

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -spot_img

Latest article