Friday, January 21, 2022

Publikohet raporti, ja çfarë shkruhet për aksidentin ku mbeti i vdekur Kobe Bryant

Must read

Më datë 26 janar, ylli i basketbollit Kobe Bryant vdiq pasi helikopteri më të cilën po udhëtonte u rrëzua në një kodër në veri të Los Angeles.

Një raport prej 180 faqesh është publikuar nga County Examiner-Coroner Medical i cili tregon se piloti i helikopterit rezultoi negativ për drogë dhe alkol.

50 vjeçari Ara Zobayan ishte piloti i Bryant. Raporti thotë se të gjithë humbën jetën nga aksidenti i rëndë, që dyshohet se është shkaktuar nga mjegulla e dendur.

Në helikopter ishte edhe vajza 13 vjeçare e Kobe Bryant, Gianna Bryant. Gjithashtu në helikopter ndodheshin edhe dy shokë të skuadrës së basketbollit të Gianna, të afërmit e tyre dhe një trajner, të cilët ishin duke shkuar për në një turne në Thousand Oaks.

Rezultatet e raportit të pas vdekjes u postuan të premten në webfaqen e zyrës County Examiner-Coroner Medical në Los Angeles.

- Advertisement -spot_img

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -spot_img

Latest article