Saturday, October 23, 2021

Publikohen pamjet e arrestimit të burrit të Angela Martinit

Must read

Dragos Savulescu, bashkëshorti i Angela Martinit, ra në prangat e policisë në muajin gusht pas një kohe të gjatë në arratisje. Ai u arrestua në Mykonos bashkë me një tjetër person në ishullin e famshëm. Mirëpo Dragos u lirua vetëm një ditë pas arrestimit.

Biznesmeni rumun u la i lirë nga autoritetet greke pasi u verifikua që çështja e tij ishte mbyllur në Itali. Gjykata italiane e mori vendimin për të pavarësisht çdo pretendimi nga autoritetet rumune.

Ditë më parë çifti i famshëm kanë zbuluar se Dragos ka fituar përfundimisht pafajësinë në Greqi dhe se gjykata greke ka bllokuar përpjekjen e Rumanisë për ekstradimin e Dragos. Vendimi shënon herën e dytë që një gjykatë evropiane ka refuzuar një kërkesë ekstradimi për të.

Gjykata e Apelit e Egje-së në Syros doli në krah të Savulescu, duke rënë dakord se Rumania nuk kishte fuqi të detyronte ekstradimin e tij nga Greqia dhe urdhëroi pushimin e menjëhershëm të urdhër arrestit rumun.

Së fundmi janë publikuar pamjet ku tregohet momenti kur ai thotë se u arrestua “ilegalisht” në ishullin e Mykonos.

E xhiruar ndërsa çifti ishin brenda një makine policie me shpejtësi të madhe, ish-Miss Universe Angela Martini dëgjohet në video duke bërtitur “pse po vozisni kështu?” teksa vërehen automjete policie nëpër rrugë.

Më herët, Dragos dhe Angela Martini kanë dhënë një intervistë për median greke Protothema.

Biznesmeni rumun e ka konsideruar të paligjshëm kërkesën e Rumanisë duke theksuar se ka ndërmend që të ngrejë padi ndaj autoriteteve rumune.

“Përveç faktit që kam humbur para dhe kohë, kam vuajtur shumë nga sulmet që vijnë nga media, të cilat bazoheshin në lajme të rreme. Ajo pësoi dëmtime psikologjike, gruaja ime as nuk mund të flinte dhe të hante.

Shëndeti ynë, imazhi ynë, jeta jonë e biznesit u prek. Ne duhet t’i kërkojmë qeverisë rumune të paguajë për këtë dëm serioz dhe mendoj se kemi shumë arsye legjitime për ta pretenduar këtë. Përveç kësaj, është çështje parimore të mos lejojmë që një regjim të shkatërrojë imazhin dhe jetën tonë. Ne duhet të inkurajojmë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë, pasi ne nuk jemi viktimat e vetme të regjimit, ka shumë të tjerë që po përjetojnë të njëjtën gjë,” u shpreh ai.

 

- Advertisement -spot_img

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -spot_img

Latest article