Friday, January 21, 2022

Infektologu: Rekord i të shëruarve nga COVID -19 në Kosovë

Must read

Infektologu kosovar, Valbon Krasniqi ka thënë se është shënuar rekord i të shëruarve nga COVID -19 në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se për 3 ditë – 83 pacientë të shëruar, teksa shton se sonte në klinikë bashkë me vetëm 36 pacientë, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë: 

Rekord i të shëruarve nga COVID -19 në Kosovë

Për 3 ditë – 83 pacientë të shëruar.
Sonte në klinikë bashkë me vetëm 36 pacientë.
Pandemia do të kalojë,
Virusi do të shkon nga këtu
Ne do të mbesim këtu. Të gjithë, ata që ishin të sëmurë e u shëruan, fëmijë, të rritur e të moshuar, të gjithë bashkë do të jemi këtu
Mos i gjykoni të sëmurët
Mos i fajësoni
Mos i stigmatizoni
Ata nuk janë fajtorë
As Ti qytetar i Kosovës nuk je fajtorë;
Fajtor i vetëm në ketë mes është virusi, i cili ka aftësi të përhapet. T’ia heqim përfundumisht këtë aftësi virusit.
Sa e vlefshme fjala e urtë shqipe:
“Pastërtia është gjysma e shëndetit” – e në këtë kohë pandemie- gjysma tjetër është distanca sociale; prandaj,
Kujdesu për higjienën personale
Mbaj distancën sociale.

- Advertisement -spot_img

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -spot_img

Latest article