Saturday, October 23, 2021

Dy mënyra si të largoni lodhjen e tepërt nga fytyra

Must read

Trajtimi me mjaltë dhe banane

Kjo maskë është e pasur me vitaminë A nga bananja dhe antioksidantë nga mjalti.

Kjo do të thotë më shumë hidratim dhe rigjenerim për fytyrën tuaj të lodhur e te ashpër.

Përbërësit

Gjysmë banane

2 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja

Prini bananen në copa të vogla dhe hidheni në një mikser bashkë me mjaltin.

Përziejini të dy përbërësit derisa të formohet një pastë kompakte e trashë.

Vendoseni atë mbi fytyrë të pastër dhe lëreni të veprojë për 20 minuta.

Më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm dhe nisni ditën të freskët.

Trajtimi me vaj ulliri dhe kafe

Të gjithë përbërsit e kësaj maske janë të njohur për vetitë e mëdha që kanë mbi fytyrë ndaj j’ua rekomandojmë ta provoni patjetër në shtëpitë tuaja.

Kafja është një pastruse e mrekullueshme që largon papastërtitë nga thellësia e lëkurës dhe e lë fytyrën ta pastër e të bardhë.

Vaji i ullirit ka veti zbutëse dhe hidratuese, ndërsa mjalti është anti-inflamatori më i mirë i natyrës.

Përbërësit

5 lugë gjelle kafe

1 lugë gjelle mjaltë

1 lugë çaji vaj ulliri

Përgatitja

Në një enë të thellë përzieni të gjithë përbërësit me njëri tjetrin derisa të formoni pastën e duhur.

Më pas vendoseni atë mbi fytyrë dhe qafë të pastër duke e mbajtur për 30 minuta.

Kur ta shpëlani fërkoni fytyrën dhe qafën me lëvizje rrethore për rezultate akoma më të dukshme.

Shpëlajeni me ujë të freskët dhe do të keni lëkurë që shkëlqen.

- Advertisement -spot_img

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -spot_img

Latest article