Friday, January 21, 2022

Bislimi merr vendim për shtyrjen e të gjitha deklarimeve nga data 30 prill deri më 15 maj

Must read

Ministri në detyrë i Financave dhe Trasnfereve, Besnik Bislimi ka marrë vendim për t’i dalë në ndihmë bizneseve.

Ministri në detyrë i Financave dhe Trasnfereve, Besnik Bislimi ka marrë vendim për shtyrje të afatit të deklarimeve të tatimeve nga 30 prilli në 15 maj.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, MFT-ja ka bërë me dije se ky vendim është marrë me qëllim të zgjatjes së afatit që lidhet me dhënien e mundësisë për tatimpaguesit të bëjnë kërkesë për marrëveshje të pagesës me këste.

“Me qëllim të zgjatjes së afatit që lidhet me dhënien e mundësisë për tatimpaguesit të bëjnë kërkesë për marrëveshje të pagesës me këste, ministri Bislimi ka marr vendim për shtyrje të afatit të deklarimeve nga 30 Prill në 15 Maj të tatimeve, si në pikën 2 të këtij vendimi. Gjithashtu, afati i pagesës për tatimet sipas pikës 1 të këtij vendimi mbetet data 30 qershor. Kjo mundësi shtesë e pagesës me këste ipet për bizneset, për arsye të pandemisë në rast se dëshmojnë vështirësi financiare për shkak të kësaj pandemie”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -spot_img

Latest article