Saturday, October 23, 2021

Avokati Engjëll Vërtopi sqaron dilemën, se pse Gjykatat Themelore shqiptojnë dënime të ndryshme për raste relativisht të njëjta?

Must read

Pyetja nga Gazetarja:

Avokat Engjëll, a mund të na tregosh se çfarë lloj dënimi ka shqiptuar Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj klientit tuaj N.N, i akuzuar për veprën penale “dhënia e ryshfetit”?

Përgjigja e Avokatit:

Gjykata Themelore në Prishtinë, me datë 27 shkurt 2019, në orën 13:00, ndaj të mbrojturit tim N.N, për kryerje të veprës penale “dhënia e ryshfetit” nga neni 429 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i ka shqiptuar vetëm dënim me gjobë prej 300 euro.

——————————————————————————————————

Pas këtij rasti të gjykuar, dënim i cili tingëllon si thyerje rekordi në Kosovë, gjatë viteve te fundit, sipas statistikave që i posedojmë, vijmë në përfundim se janë gjykuar edhe raste tjera të njëjta me rrethana te njëjta apo të ngjashme kundër të akuzuarve të tjerë, të cilët janë mbrojtur nga avokat tjerë, mirëpo Gjykata gjatë matjes së dënimit për veprën penale “dhënia e ryshfetit” lidhur me shumën pothuajse të njëjtë të dhënies së ryshfetit, ua ka shqiptuar të akuzuarve një dënim me gjobë prej 3000 euro, apo edhe njëkohësisht një dënim me kusht.

Pyetja nga Gazetarja:

A mund të na sqaroni pse ndodhë një gjë e tillë në praktikën tonë gjyqësore? A ka ardh ky rezultat si pasojë e mungesës së vigjilencës të Gjyqtarëve gjatë ushtrimit të profesionit të tyre, apo si pasojë e faktorëve tjerë?

Përgjigja e Avokatit:

Realisht, statistikat të cilat i posedoni janë të sakta. Është e vërtetë, se për çështje juridiko-penale të njëjta apo të ngjashme, për kryerje të veprave penale “Dhënia e ryshfetit” apo “Marrja e ryshfetit” nga të akuzuar të ndryshëm, sipas dispozitave ligjore të Kodit Penal të Republikë së Kosovës dhe Kodit të Procedurës Penale, Gjykatat Themelore në Republikën e Kosovës, kanë shqiptuar dënime të ndryshme apo të pangjashme gjatë matjes së dënimit.

Pra, nuk besoj aspak se këto aktgjykime dënuese janë shpallur si pasojë e mungesës së vigjilencës të Gjyqtarëve kompetent gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. Përkundrazi, në pozitat e sistemit të Republikës së Kosovës, ne kemi shumë Gjyqtarë profesionit të fushës penale, të cilët njëherit janë trajnuar nga shumë trajner apo ekspertë ndërkombëtare. Këto lloje shqiptime të pangjashme të dënimeve në praktikën tonë gjyqësore ndodhin pikërisht për arsye se sistemi i Republikës së Kosovës funksionon nën ndikimin e sistemit kontinental, e jo sistemit anglosakson që përçon rrjedhshëm të drejtën zakonore, e që ka të bëje me precedent apo shqiptimin e sanksioneve penale të njëjta për rastet aktuale në lidhshmëri analogjike me rastet paraprake apo të gjykuara në të kaluarën. Një gjë e tillë, zbatohet shumë rrallë në sistemin e drejtësisë të

Republikës së Kosovës, për shkak se juridikisht e drejta zakonore nuk bie në shkallën e njëjtë të juridiksionit të sistemit kontinental. Në qoftë se, në praktikën tonë gjyqësore, propozohet të shqiptohet një dënim i njëjtë duke i’u referuar një rasti të ngjashëm në të kaluarën, atëherë gjasat janë shumë të vogla dhe të rralla që ky propozim i njëjtë të aprovohet nga Gjykata kompetente, ngase aprovimi i një propozimi të tillë do të bie ndesh në mes sistemit kontinental dhe anglosakson nën juridiksionin e një shteti të caktuar, përkatësisht Republikës së Kosovës. Andaj, është më se kuptueshme që, ky fenomen juridik ndodh si pasojë e faktorëve tjerë.

Njëri ndër faktorët është qartazi performanca profesionale e avokatit mbrojtës, gjatë dhënies së fjalës përfundimtare që lidhet me individualizimin e dënimit. Mbi këtë bazë, matja e dënimit nga Gjykata kompetente në mënyrë sa më të drejtë realizohet në përputhshmëri me individualizimin e dënimit. Si përfundim, performanca e avokatit mbrojtës ka të bëjë me ndërsimin dhe krijimin e bindjes të saktë juridike në seancë gjyqësore, përkitazi me vërtetimin e fakteve relevante, të cilat fakte janë të mbështetura në prova materiale legjitime dhe thelbësisht të pranueshme. /ditënatë.info

- Advertisement -spot_img

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -spot_img

Latest article