Saturday, October 23, 2021

7 ngjyrat më të bukura për këtë vjeshtë

Must read

Në një kohë kur editorët dhe të apasionuarit e modës janë duke menduar për vjeshtën, veshjet ‘ready-to-wear’ apo aksesorët ‘must-haves’, ne të tjerët po mendojmë cilat janë ngjyrat që do të dominojnë gjatë stinës më romantike të vitit.

Ashtu si në vjeshtën e vitit të kaluar, kur sezoni i ri erdhi me ngjyra më të ngrohta, edhe vjeshta e këtij viti do të provojë tone më të ëmbla dhe më tradicionale, si ngjyrë tulle apo ushtarake. Pastaj, ikonat e modës propozojnë edhe ngjyra të tjera më të ndezura si çiklamin apo argjend, por edhe nuanca që mund të provoni për të qenë IN në çdo kohë.

‘Indigo’

Ky ton dallues i blusë në lejla ka qenë dominues në pasarela; fustane, xhupa dhe natyrisht, edhe xhinse. Thuhet se kjo ngjyrë tenton të shkojë edhe në nivele më të larta përqendrimi. Por është edhe një ngjyrë mbretërore gjithashtu.

E gjelbër (ushtarake)

Gjërat e përditshme dominojnë me ngjyrën ushtarake, atë që në tone të ngjashme ne e quajmë edhe ngjyrë ulliri. Për këtë vjeshtë, pasarelat kanë propozuar xhaketat prej lëkure, fustanet mini, por edhe veshje të tjera me printe mbi një bazë ushtarake.

E kuqe

Kjo ngjyrë primare dominante e vjeshtës mund të përshtatet me koleksionet e veshjeve minimaliste. Përfshini të kuqen në kostume klasike ose ndërroni “little black dress” (fustanin e zi) me një version të ri në ngjyrë të kuqe të zbehtë.

‘Fuchsia’

Tonaliteti i rozës së ndezur është gjithashtu dominues këtë sezon. Çiklamin, rozë e ndritshme apo nuanca të tjera më të zbehta të rozës do të jenë gjithashtu tendencë. ‘Fuchsia’ vjen si një ngjyrë më e guximshme, e cila mund të kombinohet e të përshtatet me tonalitete neutrale ose me tone të errëta, si e zezë ose gri.

Rozë pastel

Guxoni më shumë edhe me rozën pastel. Është një nuancë e cila gjithmonë e më tepër po dominon pasarelat, por edhe Instagramin e vajzave të njohura të modës. Veshjet e vjeshtës, kostumet, por edhe palltot më vonë me rozë pastel do të jenë dominuese.

Argjendi

Nuk është e nevojshme ta ruani argjendin për raste të veçanta. Përdoreni këtë ngjyrë të gjallë edhe në përditshmëri këtë sezon, sepse koha është tani. Fundet me pala, xhaketat apo edhe fustanet me demina argjendi do të mbizotërojnë gjatë stinëve të ftohta.

‘Play with Clay’

Ajo që ne e quajmë ngjyrë tulle është një prej ngjyrave që do të dominojnë këtë sezon të ri dhe që, siç e dini është simboli i bastër i gjetheve të vjeshtës dhe tokës. Në ngjyrë tulle do të jenë këtë vit xhupat, pulovrat, fustanet apo edhe aksesorët, të cilët mund të qëndrojnë mjaft mirë të kombinuar me kafen.

- Advertisement -spot_img

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -spot_img

Latest article