Saturday, October 23, 2021

35% e qytetarëve të Kosovës janë vaksinuar me dy doza të vaksinës anti-COVID

Must read

Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se deri tani mbi 440.000 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza apo 35% e popullatës së rritur – mbi 18 vjeç.

Qeveria thotë se procesi i vaksinimit po vazhdon dhe me këtë ritëm janë në rrugë të mbarë që të tejkalojnë cakun prej 60% të popullatës së rritur deri në fund të vitit.

Më tej Qeveria njofton se këtë javë numri i rasteve të reja ka pësuar rënie të ndjeshme, sikurse edhe rasteve të hospitalizuara.

“Nga sot kemi nën 10.000 raste aktive, për herë të parë pas 15 gushtit, kurse sot pozitivitet i rasteve të reja është vetëm 2.98%, më i ulëti që nga 2 gushti.
Familjeve të viktimave nga COVID-19 u shprehim ngushllimet më të sinqerta.
Le të vazhdojmë me kujdes, duke i respektuar masat dhe duke u vaksinuar. Bashkë ia dalim!”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

- Advertisement -spot_img

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -spot_img

Latest article